Lajme

Zv. Kryeministri i Albin Kurtit: Koha që të realizohet amaneti i Rugovës

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 21 January 2020

Albin Kurti shpesh është akuzuar nga qytetarët por edhe politikanët se nuk ka shkuar asnjëherë të bëj nderime tek varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Por, pavarësisht kësaj, Kurti ende nuk e ka bërë një gjë të tillë, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, Haki Abazi, të cilin Kurti e ka caktuar për zëvendëskryeministër të Qeverisë së tij, nëse arrinë marrëveshje me partinë të cilën e formoi Rugova, po thotë që amaneti i këtij të fundit duhet të realizohet.

-Advertisement-

“Është koha që amaneti i Presidentit Rugova për pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, si kompromisi i madh i shqiptarëve, të realizohet dhe përjetësohet”, ka thënë Haki Abazi

Tutje, Abazi ka thënë që prej që ka vdekur Ibrahim Rugova, klani PRONTO ka marrë krahë, shkruan gazeta inFokus.

“Vetëm kur ka vdekë Presidenti historik Ibrahim Rugova, Thaci dhe klani PRONTO ka marre krahë”./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera