Lajme

Zv. Komandanti i Policisë në veri heq dyshimet: Këtu nuk respektohen vendimet nga Serbia

Autori: Halil Berisha 11:01 | 05 April 2020

Pati shumë raportime të ndryshme ditëve të fundit.

Kjo pas rasteve të koronavirusit të cilat u rritën në numër për rajonin e Mitrovicës së Veriut, e që më pas u tha që Serbia e vendosi në karantinë, shkruan gazeta inFokus.

Madje, u tha që atje respektohen vendimet e Serbisë e jo të Kosovës.

-Advertisement-

Megjithatë, Gazeta inFokus, ka biseduar me zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hotin.

Hoti tha që absolutisht, në veri, respektohen vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Hoti tha që nuk është e vërtetë që po respektohen vendimet e Serbisë.

“Nuk e di çka ka të paqartë këtu, është vendim i ministrisë së shëndetësisë, që e mbështet për karantinimin e policia e zbaton. Absolutisht e sigurisht që jo nuk respektohen vendimet e Serbisë, Policia e Kosovës zbaton vendimet nga Qeveria e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës”, ka thënë Hoti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera