Zuckerberg pranon defektet e Facebook-ut
Autori: Gazeta inFokus
12:45 | 05 January 2018
Mark Zuckerberg e pranon se Facebook-u ka probleme, ndreqjen e të cilave, siç thotë, e ka kthyer në sfidën e vet personale të vitit 2018.
Përmes një postimi në rrjetin social të krijuar prej tij, 33-vjeçari rrëfeu se kërkon që viti i porsahyrë të ndihmojë në përmirësimin e platformës së shtrirë në mbarë botën. Facebook-u, u shpreh Zuckerberg, po bën shumë gabime në zbatimin e politikave të tij. Vitin e kaluar, gjiganti i mediave sociale u përball me një rrebesh kritikash për qëndrimin e mbajtur lidhur me heqjen e përmbajtjeve abuzive dhe komenteve ekstreme si dhe me pyetje të shumta që rrethojnë rolin e tij në përhapjen e lajmeve të rreme.
Muajin e kaluar, ligjvënësi konservator britanik Damian Collins, kryetar i Komitetit Parlamentar të Kulturës, Medias dhe Sportit, e akuzoi Facebook-un se nuk po bën praktikisht asnjë përpjekje për të ndihmuar hetimet mbi “fake neës” dhe ndërhyrjen e supozuar ruse në politikën britanike. Komiteti i Çështjeve të Jashtme e fshikulloi dhe ai nga ana tjetër, së bashku me Twitter-in dhe Google-n, se po nxjerrin përfitime nga urrejtja që qarkullon në platformat e tyre.
Zuckerberg shpall për çdo vit, që prej vitit 2009, një sfidë personale. Ato të mëhershmet përfshijnë zotimin për të vizituar çdo shtet të Amerikës, për të mësuar gjuhën kineze e për të ndërtuar një sistem inteligjence artificiale për shtëpinë e tij.
Një prej çështjeve në të cilat premton të fokusohet më së shumti këtë radhë është mbrojtja e komunitetit nga abuzimet.

T� tjera
-
Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë
Fondacioni Jahjaga ka ndarë një donacion në vlerë prej afro 80 mijë eurosh pë...
-
Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujo...
-
Për tre muaj, VV shpenzoi gati 270 mijë euro
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Autostrada Prishtinë–Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua
Makineritë e rënda qëndrojnë të fikura në disa pjesë të rrugës, ndërsa toka e...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për IML
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit. Sipa...
-
Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 24-vjetorin e vrasjes së Ukë By...
-
Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, pas ...
-
Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizi...
-
Në shtëpinë e të dyshuarit për vra*sjen e Arlinda Zekajt gjenden ar*më, 153 fish*ekë, disa karikatorë dhe një sëpatë
Në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. ...
-
Tension në Komisionin për Ekonomi, shkak mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës
Përplasje mes kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Arben Mustafa, dhe anëtarë...
-
Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se sul*moi bashkëshorten dhe e largoi nga shtëpia
Një person është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fiz...
-
Vëllai e bën për spital motrën në Ranillug
Një person është arrestuar në Ranillug, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht...

































