ZRrE miraton propozimin e Vetëvendosjes për shtrenjtimin e rrymës
Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 08 February 2022
Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, sot miratoi propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për shtrenjtimin e energjisë elektrike, shkruan Gazeta Infokus.
Vendimi që u morr sot nga Bordi i ZRrE-së, ishte që konsumatorët të cilët e tejkalojnë konsumin mbi 800 kW/h, të iu rritet çmimi i energjisë elektrike.
Ata që shpenzojnë energji elektrike më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.
Një propozim të tillë e ka dhënë partia në pushtet.
Në një konferencë për media që ishte mbajtur nga Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kishin bërë të ditur se kanë dërguar komente në ZRrE duke dhënë propozimet për rregullimin e tarifave të reja të energjisë elektrike.
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila në këtë konferencë kishte thënë se këto propozime do të ruheshin familjet dhe do të nxiteshin shpenzuesit e mëdhenj të kursejnë energjinë.
Këto janë propozimet e LVV-së për strukturën e re tarifore.
“Blloku i parë tarifor deri në 800 kilovat i cili mbulohet nga prodhime i KEK-ut të mos ketë shtrenjtim të rrymës. Këtu përfshihet edhe subvencionimi i Qeverisë. Ky bllok tarifor përbën 63% të amvisërive në gjithë territorin e Kosovës”,
“Blloku i dytë tarifor nga 800 deri 1400 kilovat të ketë një rritje e cila do të përcaktohet nga subvencioni i Qeverisë dhe llogaritjet e ZRRE-së që përfshinë mbi 23% të amvisërive”.
“Ne propozojmë edhe bllokun e tretë tarifor që do të përfshinte konsumatorët që shpenzojnë mbi 1400 kilovat”, kishte deklaruar Kusari-Lila.
Nga ky propozim është marrë vendimi i sotëm e që do të zbatohet nga muaji mars i këtij viti./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...