Lajme

ZRrE merr vendimin, e shtrenjton rrymën e kosovarëve për 14%

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 23 March 2023

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n.

Kësisoj, rryma tash e tutje apo duke filluar nga 1 prilli do të shtrenjtohet për 14% bazuar në këto tarifa.

Kështu ka marrë vendim Bordi i ZRrE-së të enjten.

-Advertisement-

Një vendim i tillë ka pasur kundërshtime nga opozita dhe shoqëria civile në Kosovë.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës muajve të fundit ka ndarë milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovës kishte marrë, muajin e kaluar, një kërkesë të jashtëzakonshme për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, të bërë nga Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS.

KEDS-i e ka justifikuar kërkesën për rritje të tarifave të energjisë elektrike me rritjen e çmimit të rrymës së importuar, si dhe me pamundësinë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për të prodhuar rrymë të nevojshme, sidomos gjatë sezonit të dimrit.

“Mosreflektimi i duhur rrezikon pozitën financiare të KEDS-it, e njëherësh rrezikon edhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet në kërkesën e parashtruar.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka konfirmuar për mediet se tarifat e reja do të aplikohen nga 1 prilli 2023 dhe do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2024.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera