Lajme

ZPS kërkon vazhdimin e paraburgimit për Jakup Krasniqin.

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 29 April 2024

Zyra e Prokurorit të Specializuar në kërkesën e parashtruar më 24 prill 2024, prokurorja e specializuar Kimberly West ka thënë se që nga shqyrtimi i fundit për rishikimin e masës së paraburgimit për Krasniqin nuk ka pas zhvillime tjera që ndryshojnë rrethanat për këtë masë.

Prandaj, ZPS parashtron që pas dëshmisë së dëshmitarit të 53-të dhe zhvillimeve të tjera në këtë rast është shtuar domosdoshmëri e paraburgimit për Krasniqin.

“Që nga vendimi më i fundit për paraburgim, nuk ka pasur zhvillime që zvogëlojnë faktorët që mbështesin nevojën dhe arsyen për paraburgim. Së vërteti, vazhdimi i gjykimit me dëshminë e dëshmitarit të pesëdhjetë e tretë (53) dhe zhvillimet e tjera në rast shtojnë domosdoshmërinë e paraburgimit”, thuhet në parashtrimin e ZPS-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera