ZPS kërkon një ditë për deklaratat përfundimtare në rastin e Salih Mustafës, kurse mbrojtësja e viktimave dy orë
Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 24 August 2022
Përderisa Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar një ditë për paraqitjen e deklaratës përmbyllëse në gjykimin ndaj Salih Mustafës, mbrojtësja e viktimave ka kërkuar dy orë.
Kështu është bërë e ditur në shkresat e publikuara në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në shkresë të prokurorisë, thuhet se në bazë të paragrafëve 22 dhe 25 (d) dhe (f) të vendimit, zyra e ZPS-së parashtron se koha totale e parashikuar për deklaratën përfundimtare të saj është një ditë (pesë orë e gjysmë).
“Koha e nevojshme për të trajtuar çështjet përkatëse në lidhje me fajësinë e të akuzuarit dhe dënimin, do të zgjasë jo më shumë se katër orë e gjysmë, përkatësisht një orë. ZPS rezervon të drejtën e saj t’i përgjigjet çdo pike të bërë nga mbrojtja në deklaratën e saj përfundimtare”, thuhet nga ZPS.
Kurse, në shkresën e mbrojtëses së viktimave thuhet se e informon panelin se deklaratat përmbyllëse të bëra në emër të viktimave pjesëmarrëse nuk do të kalojnë dy orë dhe ndoshta mund të jenë më të shkurtra.
“Vlerësohet se përafërsisht gjysma e kohës do të shpenzohet për fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarit dhe dënimin”, thuhet në këtë shkresë.
Sipas shkresës, mbrojtësja e viktimave vëren se do të bëhet një dallim i kujdesshëm midis rolit të viktimave pjesëmarrëse dhe ZPS-së.
“Si e tillë, do të vlerësohej nëse – pasi ZPS të ketë dhënë fjalët e saj përmbyllëse – Paneli mund të caktojë një pushim që i lejon mbrojtëses të viktimave të rregullojë draft-deklaratën e saj përfundimtare në mënyrë që të shmangë çdo përsëritje të panevojshme. Për këtë duhet të mjaftojnë përafërsisht 60 minuta. Gjysma tjetër e kohës së parashikuar do t’i kushtohet diskutimit të reparacioneve. Në lidhje me këtë, avokati i viktimave vëren se pa dashur të përsërisë argumentet e bëra në temën e dëmshpërblimeve në fazat e mëparshme të këtyre procedurave, deklaratat përfundimtare do të shërbejnë për t’i vendosur ato argumente në kontekstin e gjykimit në tërësi”, thuhet në shkresë.
Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.
Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...