Lajme

ZPS-ja për dëshmitarin e 79-të: Ishte pjesëtar i UÇK-së, do të flasë për ndalimin e një personi

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 20 August 2024

Me masa mbrojtëse, dëshmitari i 79-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), me kodin W03871, ka filluar të martën dëshminë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas përmbledhjes së lexuar në sallën e gjyqit nga përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori James Pace ky dëshmitar ishte pjesëtar i UÇK-së, që do të flasë për ndalimin e një personi, i cili ishte akuzuar sipas tij si spiun

“Dëshmitari 03871 u kyç në UÇK rreth marsit 1998. Ai shërbeu në vende të ndryshme, stërviti ushtar të UÇK-së dhe shërbeu si komandant batalioni. Dëshmitari 03871 do të japë dëshmi për formimin, strukturën, detyrat, anëtarësinë dhe raportimin e njësive të UÇK-së në të cilat ai ka qenë pjesë dhe njësive të tjera të UÇK-së, për të cilat ka dijeni. Dëshmitari 03871 jep informacione për takimet ku ka marrë pjesë me anëtarë të tjerë të UÇK-së. Dëshmitari 03871 po ashtu jep informacion për ndalimin e një personi nga ushtarët e UÇK-së. Ky person u akuzua se ishte spiun gjatë ndalimit të tij”, tha prokurori Pace gjatë leximit të përmbledhjes.

-Advertisement-

Sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë rreth një ose dy ditë. Ai tha se Prokuroria ka vlerësuar se i duhen 2 orë, ndërsa ekipet e mbrojtjes rreth katër orë e gjysmë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera