Lajme

ZPS del me sqarim, kjo është arsyeja pse seancat po mbahen të mbyllura

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 26 April 2023

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dalë me sqarim se përse disa prej seancave në Hagë po mbahen të mbyllura.

Ky sqarim po bëhet pak para se të rifillojë (10 maj) procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerët.

Nga Specialja thonë se të gjitha gjykimet par Dhomave të Specializuara janë publike, megjithatë ndonjëherë gjyqtarët vendosin që të mbajnë seanca të ashtuquajtura private apo të mbyllura, apo të redaktojnë informacione për të mbrojtur identitetin dhe sigurinë e dëshmitarit ose viktimës siç përshkruhet në Rregulla.

-Advertisement-

Në këtë konferencë kanë sqaruar se edhe kur dëshmia e dëshmitarit nuk dëgjohet në publik, i akuzuari dhe avokatët e tij mund ta dëgjojnë atë çfarë thotë dëshmitari dhe kanë të drejtën që ta marrin në pyetje atë.

“Edhe kur është dëshmia e dëshmitarit duke mos u dëgjuar nga publiku, të akuzuarit dhe avokatët e tyre mund të dëgjojnë se çfarë thotë dëshmitari dhe kanë të drejtë të marrin në pyetje dëshmitarin. Paraqitja e provave nga Prokuroria e Specializuar në këtë rast rifillon të mërkurën, 10 maj në orën 9:00”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera