Lajme

“Zoti e Bekoftë Podujevën” – Agim Veliu kërkon edhe një mandat në krye të Komunës

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 10 August 2017

Agim Veliu është zotuar për suksese të reja nëse arrin të bëhet i pari i Podujevës edhe për një mandat. Ai po kërkon mandatin e ri për t’i përfunduar siç thotë projektet e filluara. Veliu zyrtarisht ka shkruar në FB se kryesia qendrore e LDK-së tashmë e ka kandidatin për kryetar të Podujevës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor, postimin e tij e ka përmbyllur duke shkruajtur: Zoti e bekoftë Podujevën.

“Pas diskutimeve të zhvilluara në teren dhe takimeve që kemi mbajtur me strukturat udhëheqëse, Kryesia Qendrore e LDK-së, më dha besimin që të kandidohem edhe për një mandat për kryetar të Komunës”, ka thënë Veliu.

“Që nga paslufta, në të gjitha proceset zgjedhore të organizuara, LDK ka dalë fituese. Janë bërë investime të shumta, janë realizuar projektet të rëndësishme për qytetarët llapjanë gjatë gjithë këtyre viteve. Vlerësoj lart punën dhe angazhimin tuaj në projektet tona të përbashkëta dhe jam thellësisht i bindur se do ta ruajmë vazhdimësinë me fitoren e radhës”, është shprehur ndër të tjera në FB Veliu, transmeton Express.

Ky është statusi i tij i plotë:

-Advertisement-

Të nderuar qytetarë të Komunës së Podujevës,

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së,

Pas diskutimeve të zhvilluara në teren dhe takimeve që kemi mbajtur me strukturat udhëheqëse, Kryesia Qendrore e LDK-së, më dha besimin që të kandidohem edhe për një mandat për kryetar të Komunës.

Të dashur veprimtarë,

Që nga paslufta, në të gjitha proceset zgjedhore të organizuara, LDK ka dalë fituese. Janë bërë investime të shumta, janë realizuar projektet të rëndësishme për qytetarët llapjanë gjatë gjithë këtyre viteve. Vlerësoj lart punën dhe angazhimin tuaj në projektet tona të përbashkëta dhe jam thellësisht i bindur se do ta ruajmë vazhdimësinë me fitoren e radhës.

Qytetarë dhe miq,

Gjatë mandatit që po lëmë pas kemi përmbushur obligimet e marra nga ju, prandaj në bashkëpunim me ju, kërkojmë mandatin e ri për t’i përmbyllur projektet e mëdha që kemi filluar, por edhe për të nisur me projektet e reja, duke pasur përherë prioritet përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Me një ekip të fortë e fitues dhe program qeverisës efikas, i cili po ndërtohet nga profesionistë të fushave të ndryshme, duke pasur orientim kryesor kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, oferta jonë do të jetë e pranueshme dhe fituese.

I bindur për mobilizim dhe punë të përbashkët, zotohem para jush për angazhim të plotë në arritjen e sukseseve të reja.

Zoti e bekoftë Lidhjen tonë!

Zoti e bekoftë Podujevën!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera