Zonja e parë e Ukrainës letër botës: Ndaloni Putinin, ose nuk do ketë më asnjë vend të sigurt
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/03/640-0-cbbbbe1d11e0c808a1c190fbf916e3cd.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
08:02 | 09 March 2022
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një letër të hapur në faqen e saj në Facebook, ku reflekton atë që ka ndodhur me Ukrainën në dy javët e fundit që nga pushtimi rus.
“Pavarësisht nga organet propagandistike të mbështetura nga Kremlini, të cilët e quajnë këtë një ‘operacion special’ – kjo është, në fakt, vrasje masive e civilëve ukrainas”, shkruan Zelenska.
Në letrën e gjatë ajo shkruan: “Ndoshta më e tmerrshmja dhe gjëja më shkatërruese e këtij pushtimi janë humbja e jetëve të fëmijëve. Tetë vjeçarja Alice që vdiq në rrugët e Okhtyrka-s ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte. Ose Polina nga Kievi , e cila vdiq në granatimet me prindërit e saj. 14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat dhe nuk mundi të shpëtohej sepse një ambulancë nuk mundi t’i afrohej në kohë për shkak të zjarreve intensive“.
Zonja e parë e Ukrainës thotë se presidenti rus Vladimir Putin e ka nënvlerësuar rezistencën e ukrainasve.
“Ndërsa propagandistët e Kremlinit mburreshin se ukrainasit do t’i mirëprisnin me lule si shpëtimtarë, ata janë pritue me kokteje molotov,” shkroi ajo.Zelenska gjithashtu i bëri jehonë kërkesave të bashkëshortit të saj për një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainë. “Mbyllni qiellin dhe ne vetë do ta menaxhojmë luftën në terren”, tha ajo.
“Unë dëshmoj dhe i them botës: lufta në Ukrainë nuk është një luftë “diku atje”. Kjo është një luftë në Evropë, afër kufijve të BE. Ukraina po ndalon forcën që mund të hyjë në mënyrë agresive nesër në qytetet tuaja me pretekstin e shpëtimit të civilëve”.
“Nëse nuk e ndalojmë Putinin, i cili kërcënon të nisë një luftë bërthamore, nuk do të ketë vend të sigurt në botë për asnjë prej nesh”, përfundon ajo.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/shkolla-finlandeze-impact-780x4391-1.jpg)
Të tjera
-
Trajkoviq e bindur: Vuçiq pritet ta arrestoj Radojiçiqin muajin e ardhshëm, ky është kushti që Macron të vijë në Serbi
Kryetarja e Lëvizjes Europiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq ka dekla...
-
Majlinda Kelmendi flet për medaljen e argjendtë të Distria Krasniqit: Më shkuan lotët kur humbi në finale
Majlinda Kelmendi ka folur për medaljen e argjendtë të fituar nga Distria Kra...
-
Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykimin kundër Dardan Krivaqës d...
-
Prokuroria Speciale: Arrestohen gjashtë të dyshuar për narkotikë e organizim të grupit kriminal në Prizren
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka zhvilluar sot një aksion gjatë të cilit...
-
Akili e nis me fitore, Nora Gjakova eliminohet nga ‘Paris 2024’
Akil Gjakova ka startuar me fitore në ‘Paris 2024’. Xhudisti ynë mundi bra...
-
Ardhja e mërgimtarëve, pritje deri në një orë te Dheu i Bardhë, 20 minuta në Merdare
Nga të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më ...
-
Fondi Saudit i Zhvillim i jep kredi Kosovës për përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë
15 milionë euro është kostoja e kredisë së nënshkruar nga Ministria e Financa...
-
“Rusia do fitojë”! Habit Obran me qëndrimin e tij: Perëndimi po humbet fuqinë! Ukrania s’do bëhet kurrë pjesë e NATO-s
Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi të shtunën se udhëheqja e Rusisë ...
-
Të sḥtëna me ạrmë, lëndohet një dasmor në Kamenicë
Një dasmor ka pësuar lëndime trupore si pasojë e të shtënave me armë zjarri n...
-
Për një ditë 81 aksidente në rrugët e Kosovës, një me fatalitet
Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mba...
-
Minatorët ende nuk e kanë marrë pagën e qershorit, paralajmërojnë migrim jashtë vendit
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka njoftuar se minatorët ende nu...
-
Policia në aksion: Gjuajtën me ạrmë në dasma, arrestohen 6 persona
Gjashtë persona janë arrestuar në Koshare të Ferizajt nën dyshimin që kanë gj...