Zonja e Parë e Francës merr me qira kostumin për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
08:20 | 15 May 2017
Teksa sytë e shumtë, aparatet fotografikë e kamerat e shoqëronin presidentin e ri Emmanuel Macron drejt ceremonisë zyrtare të betimit , Brigitte u shfaq mjaft elegante me një kostum blu pastel, me xhaketë me dopio kopsa, çantë dhe këpucë gri të familjes së koloreve pastel.
Kosto e veshjes ka çuditur hamendësimet dhe komentuesit kureshtarë.
Brigitte u vesh me një kostum të marrë me qira në shtëpinë e modës “Louis Vuitton”.

Kjo ngjyrë ishte zgjedhur edhe nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Melania Trump.

Në ceremoninë e inaugurimit si President të Donald Trump më 20 janar të këtij viti, Melania Trump shkëlqeu në një kostum pastel të Ralph Lauren.
Të dyja këto duket të jenë inspiruar nga Jackie Kennedy e cila kishte zgjedhur kostum të ngjashëm me të njëjtën ngjyrë më 1961, kur bashkëshorti i saj po betohej si President.

Zyra e komunikimit të presidentit informoi se Macron kishte veshur një kostum të blerë në një dyqan në Paris, ku kostoja është rreth 450 euro.
Një nga rivalët e Macron, Francois Fillon, gjatë fushatës zgjedhore u përfshi në skandale që përfshinin dhurata nga biznesmen në vlerën e 13 mijë eurove.
Në këtë mënyrë, edhe zgjedhja e kostumit nga ana e Macron, dërgon një sinjal që ai do të jetë ndryshe nga paraardhësit e tij.
Ish-presidenti Nicolas Sarkozy, i cili udhëhoqi Francës nga viti 2007 deri më 2012, e kishte nofkën ‘President Bling-Bling’ për mënyrën e shtrenjtë të jetesës.


T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...



































