Lajme

Zogaj: Kaosi më i madh në çështjet e punës është shkaktuar nga vet Inspektorati

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 15 February 2022

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë se kaosi më i madh në çështjet e punës është shkaktuar nga vet Inspektorati i Punës. Sipas tij, Kosova duhet të ndryshojë Ligjin e punës dhe për shërbyesit civilë.

“Sipas adresimit të Gjykatës Supreme, Inspektorati i Punës ka kaluar juridiksionin e inspektoratit të punës. Në çdo vend normal nuk mund të krijohen mekanizma paralele qe merren me çështje të njëjta. Çfarëdo raporti qe ka nxjerrë ky institucion është jokredibil”, u shpreh ai.

Ai në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ka folur edhe për rastet e dhunës në familje, ku tha se duhet të ketë ndryshime të ligjit për trajtimin e këtyre rasteve.

-Advertisement-

“Nuk ka asnjë sfidë dhe mungesë të gatishmërisë për vendime të duhura. Ka një lloj ndjeshmërie në rastet e tilla”, ka thënë ai.

Ai nuk ka dhënë shifra se sa është numri i gjyqtarëve për të cilët kanë marrë masa direkte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera