Lajme

ZKM e ngatërron emrin e komandantit të vjetër të KFOR-it me të riun

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 26 December 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári dhe Shefin e EULEX-it, z. Lars Gunnar Ëigemark”, thuhet në fillim të komunikatës së ZKM-së, ku njofton për takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it.

Mirëpo në komunikatë është emri i komandanti të vjetër të KFOR-it, Ferenc Kajar, pasi në tetor të këtij viti Kajar u zëvendësua nga Angelo Michele Ristuccia.

Një njoftimin e ZKM-së thuhet se në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

-Advertisement-

“Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera