Lajme

Zj*rri në Nënstacion, KEDS: Për momentin e kemi të pamundur të intervenojmë për për ta rithyer energjinë

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 03 April 2024

Disa orë pas pas shpërthimit të një zjarri në nënstacionion Prishtina 3 të KOSST-it, disa lagje në kryeqytet avzhdojnë të mos kenë energji elektrike. KEDS njofton qytetarët se për momentan e kanë të pamundur të intervenojnë.  

Në njoftimin e KEDS-it po ashtu thuhet se për çdo të re lidhur me këtë aksident, si dhe mundësinë e intervenimit të KEDS-it për të riparuar dhe rikthyer energjinë elektrike për konsumatorët e afektuar, do të njoftojnë.

“Njoftojmë konsumatorët se pas zjarrit në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT, që furnizon kryesisht qendrën e qytetit të Prishtinës, se ekipet e KEDS-it, edhe pse në gatishmëri, për momentin e kanë të pamundur për të intervenuar, meqenëse aty gjenden institucionet relevante shtetërore duke bërë vlerësimin e gjendjes dhe verifikimet e nevojshme. Për çdo të re lidhur me këtë aksident, si dhe mundësinë e intervenimit të KEDS-it për të riparuar dhe rikthyer energjinë elektrike për konsumatorët e afektuar, do t’ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera