Lajme

Zjạrri në njërën nga shtëpitë e ndërtuara nga qeveria në veri, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 17 September 2024

Rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Minatorëve.

Zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani tha se ende nuk ka të arrestuar e as të dyshuar.

”Rreth orës 00:30 Patrolla Policore e cila ka qenë në patrullim ka vërejtur tym tek një shtepi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër Policia ka vërejt derën e hyrje e cila ishte duke u djegur. Zjarri është fikur nga patrolla, ndërsa dëme ka pësuar dera e hyrjes së kësaj shtëpie. Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrëvënie dhe që ky zjarr është shkaktuar nga koktej i molotovit. Për momentin nuk kemi të dyshimtë apo të arrestuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimir të rastit”, tha Elshani.

-Advertisement-

Ndërkohë, ministri i MAPL-së u shpreh se ky sulm është nxitje e mosdurushmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiçi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera