Fokus

Zjạrri në fabrikën e mishit në Obiliq, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 18 December 2024

Një fabrikë e mishit në fshatin Babimovc të Obiliqit është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, ka vetëm dëme materiale.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”, deklaroi Ahmeti për Infokus.

Ndryshe tha se për detaje të tjera do të njoftohemi me kohë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera