Lajme

Zjarri në depon e objektit të Qeverisë te ish-Rilindja, Prokuroria nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 10 January 2023

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se kanë nisur hetimet lidhur me zjarrin që shpërtheu sot në depon e objektit të Qeverisë (ish-Rilindja).

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ulaj ka thënë se rasti është iniciuar si “zjarrëvënie”.

-Advertisement-

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 16:00, prokurori kujdestar është njoftuar nga policia për një shpërthim zjarri në depon e objektit të Qeverisë (ish-Rilindja), me ç’ rast menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante. Ekipi i zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, ku fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, derisa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar “Zjarrëvënie” dhe në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Ulaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera