Lajme

Zjarrfikësit në Deçan shpëtojnë qenin nga pusi me thellësi 15 metra (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 16 December 2019

Zjarrfikësit në Deçan kanë njoftuar se në bashkëpunim me zjarrfikësit e Pejës kanë shpëtuar një qen i cili kishte rënë në një pus me thellësi  15 metra.

“Sot gjatë ditës bashke me koleget nga Peja dhe me ndihmën qytetarëve shpetuam nje qen duke nxjerr nga bunari në thellsi mbi 15 metra”, shkruajnë Zjarrfikësit e Deçanit.

Për këtë ka reaguar edhe “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve” të cilët shprehen të kënaqur me punën e zjarrfikësve.

-Advertisement-

Ky fondacion gjithashtu shpreson në sensibilizimin e shoqërisë për respektimin e kafshëve në Kosovë.

“Le të shpresojmë që puna e të gjithë neve drejt sensibilizimit të shoqërisë mbi respektimin e kafshëve do të kontribuojë për një jetë më të mirë të kafshëve në Kosovë”, shkruan Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera