Lajme

Zjarrfikësit kurdisën zjarret për t’i shuar më vonë për 10 euro në orë

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 07 August 2017

Policia italiane ka arrestuar një zjarrfikës vullnetar italian, i cili ka kurdisur shpërthimin e zjarreve dhe ka bërë thirrje të rreme për të nxjerrë para.

Policia në Sicili ka kryer hetime në qytetin Raguza në juglindje të vendit, në kuadër të të cilit ka marrë në pyetje 15 persona të dyshuar se kanë planifikuar që të kurdisin zjarre për të fituar dhjetë euro në orë për shuarjen e tyre, shkruan Reuters.

Dyshimet kanë lindur kur u konfirmua se grupi kishte marrë pjesë në shuarjen e 120 zjarreve, derisa gjatë kësaj kohe grupet tjera të zjarrfikësve kishin vepruar në 40 lokacione të përfshira nga zjarret, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

“Vetëm udhëheqësi i grupit është vendosur në burg shtëpiak, pasi që vazhdoi të kurdisë zjarre, derisa anëtarët tjerë të grupit kishin ndaluar për ndonjë moment”, njoftoi policia italiane.

Vala e të nxehtit, e cila kësaj jave përfshiu pjesë të Evropës dhe gjithë Ballkanin, shkaktoi të paktën dy të vdekur.

Nxehtësia ekstreme në Itali, Francë dhe Spanjë dhe Ballkan, shkaktoi shpërthimin e dhjetëra zjarreve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera