Lajme

Zjarr i madh tek QKUK-ja, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 29 September 2023

Pak më parë Infokus raportoi për një zjarr në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin, ku zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se nuk ka persona të lënduar në këtë rast

“Sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë , një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

PAMJE/ Zjarr i madh në afërsi të QKUK-së

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera