Sport

Zizu tregon se çfarë do të ishte nëse jo futbollist

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 08 September 2017

Trajneri i Real Madritit, Zinedine Zidane, ka zbuluar se çfarë do të kishte bërë nëse ai nuk do të ishte futbollist.

“Unë me siguri do të kisha qenë një shofer” , tha francezi në një intervistë për Bein Sports France.

Trajneri francez tha se Cristiano Ronaldo është jashtëtokësor dhe i bën edhe të tjerët më të mirë.

-Advertisement-

“Dua të kem më shumë posedim se rivalët, madje edhe ndaj Barcelonës” 

Zizu foli gjithashtu për stilin e tij të lojës. “Unë dua që skuadra të luaj mirë dhe të ketë lojtarë të jashtëzakonshëm. E vetmja gjë që na intereson është që të kemi topin, të kemi posedim më shumë se kundërshtari, madje edhe kur luajm ndaj Barcelonës” .

I pyetur për kapitenin Ramos, Zidane e vlerësoi qendërmbrojtësin si ‘udhëheqës’ të Real Madridit, ndërsa për Benzeman tha se ka ‘talent të jashtëzakonshëm’ .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera