Sport

Zidane zbulon formacionin e Realit kundër Dortmundit

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 26 September 2017

Zidane tashmë ka zgjedhur formacionin me të cilin do të luajë kundër Dortmundit.

Borussia Dortmundi dhe Real Madridi do të përballen të martën në “Signal Iduna Park” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje për “Los Blancos” do të mungojnë, Kovacic, Marcelo, Theo, Benzema dhe Vallejo. Por, pavarësisht kësaj, Zidane tashmë ka në mendje me cilët lojtarë të startojë ndaj ekipit gjerman.

-Advertisement-

Toni Kroos, i cili nuk është stërvitur dje me skuadrën, do të udhëtojë me ekipin në Gjermani dhe AS raporton se gjermani mund të jetë gati për të luajtur, nëse ndodh e kundërta, vendin e tij do ta zë Marco Asensio, transmeton Gazeta Express.

Nacho do të luajë sërish në mbrojtje në vend të Theos e Marcelos, që të dy të lënduar, ndërsa Bale dhe Cristiano do të jenë së bashku në sulm.

REAL MADRID: Keylor Navas; Carvajal, Varane, Ramos e Nacho; Casemiro, Modric, Kroos, Isco; Bale dhe Cristiano.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera