Sport

Zidane rrezikon postin? “Bërthama” e ekipit nuk e braktis!

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 02 February 2018

Pasi u mposhtën nga Leganes në Kupën e Mbretit, e me 19 pikë diferencë nga kryesuesit e La Ligës, Barcelona, pati një moment reflektimi në dhomat e zhveshjes së Realit të Madridit javën e kaluar.

Për herë të parë këtë sezon, e me 5 titujt e vitit 2017 në mendjet e tyre, skuadra duket se la mënjanë autokritikën dhe kuptoi se po i bënte gjërat shumë keq.

“Kabineti i krizës” i ngrit me dëshirën e futbollistëve, kryesisht nga ata që mbajnë peshën kryesore në dhomat e zhveshjes, në përpjekje për të rianalizuar atë fillim tepër të dobët të sezonit.

-Advertisement-

Ata besojnë te Zinedine Zidane dhe, për herë të parë në këto dy vite, ata panë trajnerin e tyre të mposhtur, të lodhur dhe në vështirësi të mëdha në konferencën për shtyp pas humbjes me Leganes.

Ata patën frikë se, “Zizou” mund të largohet nga ekipi në fund të sezonit, një ide e paimagjinueshme për skuadrën, e cila duket se gëzon një respekt të madh për francezin.

“Bërthama” e ekipit, nga Sergio Ramos te Cristiano Ronaldo, nga Marcelo e Dani Carvajal te Luka Modriç e Toni Kroos, por edhe Keylor Navas po i qëndrojnë në krah dhe nuk mund ta imagjinojnë jetën sportive pa të në krye të Realit. Përkundrazi, të gjithë këta duan që Zidane të qëndrojë edhe për shumë vite.

Në “Santiago Bernabeu”, pas humbjes me Leganesin, lojtarët duket se vunë gishtin te forma e tyre fizike, ndërsa Carvajal e Ramos dolën përpara medias për të thënë, për herë të parë, se nuk kanë performuar siç pritej.

Ditët në vijim, në Valdebebas, pas takimit dhe bisedave mes shokëve të ekipit, pati një reagim të menjëhershëm nga lojtarët. Të gjithë ishin të bindur se duhej të jepnin më shumë në stërvitje dhe në ndeshjet e radhës, për të arritur objektivat e këtij sezoni.

Dëshira për të përmbysur krizën përreth dhe për të mbështetur Zidanen me rezultate është kthyer tashmë në një mbështetje publike e pakushtëzuar që do të vazhdojë deri në fund të sezonit, më së paku, pavarësisht se çfarë ndodh në përballjet me Paris SG.

Lojtarët janë në rakordim të plotë me fjalët e trajnerit në shtyp dhe e dinë se ekzistojnë disa thashetheme se Mauricio Mochettino mund ta zëvendësojë francezin.

“Të vesh në diskutim postin e Zidane është çmenduri, ai është trajneri më i mirë i mundshëm”, tha Modriç pas fitores në “Mestalla”. Ndërkohë, Marcelo këmbënguli më tej. “Zidane është trajneri me të cilin jam lidhur më shumë gjatë jetës sime”.

“Kam qenë në situata të tilla edhe në të kaluarën, por ndryshimi i trajnerit nuk është gjë e mirë, edhe pse nuk i marr unë vendimet”, ishin fjalët e Sergio Ramos pas ndeshjes me Leganes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera