Sport

Zidane përballet me një vendim të vështirë

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 21 May 2018

Real Madridi është gati për Championsin dhe numërimi mbrapsht tashmë ka filluar. Të gjithë kanë mendjen tek Kiev dhe 45 minutat e para ndaj Villarreal e treguan më së miri këtë, ndonëse në 45 të tjerat skuadra luajti si e përgjumur, duke ëndërruar për titullin e 13-të.

Villarreal mori avantazhin nga kjo dhe arriti të barazoje rezultatin, por ishte Gareth Bale ai që mori të gjithë vlerësimet me një tjetër gol të shënuar.

LEXO EDHE:Reagon Tahir Batatina pasi Drita u shpall Kampion

-Advertisement-

Çdokund tjetër ai do të ishte një titullar i padiskutueshëm, por Real Madridi është Real Madrid dhe Zinedine Zidane duket se mund t’ia hedh paq..

Apo, tashmë duket e pamundur?

Edhe njëherë tjetër Uellsiani shfrytëzoi në maksimum shansin e dhënë, duke e lënë trajnerin me një vendim të vështirë përpara finales së Kiev.

Me 4 gola të shënuar në 3 ndeshjet e fundit, ai është lojtari që mund të vendosë një finale.

Dilema e teknikut mund të jetë mes tij dhe Benzemas, por me performancat që ai ka treguar së fundmi, pa dyshim që meriton titullarin.

Ai ka rigjetur ritmin, shpejtësinë, shkathtësinë, lojën që e karakterizon dhe atë që është më e rëndësishme: e gjen rrugën e rrjetës me një lehtësi të madhe.

Dhe kur ke një lojtar të tillë në ekip me formën aktuale, pse të mos e luash në një finale?

Gjithçka mbetet të shihet..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera