Sport

Zidane fton djalin e tij për ndeshjen e ardhshme të Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 17 February 2021

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka ftuar djalin e tij të grumbullohet me ekipin, shkruan Gazeta inFokus.

‘Los Blancos’ po përballen me mungesa të mëdha, andaj 48 vjeçari ka ftuar djalin e tij, Theo, për ndeshjen e radhës ndaj Valladolidit, në kuadër të La Ligës.

19 vjeçari luan në pozitën e mesfushorit dhe ka tipare shumë të ngjashme me stilin e lojës së babait.

-Advertisement-

Takimi mes Valladolidit dhe Real Madridit luhet të shtunën, me fillim nga ora 21:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera