Sport

Zidane e Iniesta, imazhi që tejkalon çdo polemikë

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 07 May 2018

Zinedine Zidane dhe Andres Iniesta u bënë protagonistë të imazhit më “fair play” të “El Clasico”-s mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, që u mbyll 2-2 mes polemikash të shumta për shumë vendime të diskutueshme të arbitrit Hernandez gjatë 90-minutëshit.

Kamerat e televizionit spanjoll “Movistar+” fiksuan trajnerin e Realit të Madridit dhe kapitenin e Barcelonës, Andres Iniesta, të përqafuar në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes së skuadrave.

Zidane priti 5 minuta për Iniestën për t’i dhënë përqafimin e lamtumirës, ndërkohë që nuk i kurseu elozhet për futbollistin spanjoll, që pas pak ditësh do të festojë 34-vjetorin e tij të lindjes.

-Advertisement-

“Më e pakta që mund të bëjmë për një futbollist, që e admirojmë e që nuk është një lojtar dosido, për atë çfarë ka dhënë në fushën e lojës është ta përshëndesim dhe t’i urojmë fat për të ardhmen”, tha Zidane, i cili edhe në ditët e kaluara e ka shprehur admirimin për Andres Iniestën.

“Jam admirues i futbollit të Iniestës. I ka bërë të gjithë të ëndërrojnë dhe e meritonte një Top të Artë”, është shprehur më parë Zidane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera