Sport

“Zidane drejt PSG-së”, e thotë gazetari që lajmëroi i pari transferimin e Messit në Francë

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 10 June 2022

Pavarësisht zërave që e lidhin me stolin e e përfaqësueses franceze, Zinedine Zidane duket se është më pranë emërimit trajner i PSG-së. Sipas gazetarit Daniel Riolo, i cili ishte i pari që lajmëroi transferimin e Messit tek ekipi parizien, trajneri nga Marseja do të jetë pasardhësi i Pochettinos të kampionët në fuqi të Ligue 1.

Në programin e tij “Pas RMC”, Riolo ka deklaruar se Zidane do të stërvitë PSG-në sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, mediat franceze vazhdojnë të shkruajnë se Galtier është favoriti kryesor për stolin e PSG-së, pasi ia mbetet prioriteti i Luis Campos, i cili ushtron detyrën e këshilltarit sportiv pas shkarkimit të Leonardos.

Si “RMC Sport”, “Telefoot” ashtu edhe “Le Parisien” kishin raportuar javë më parë se Zidane nuk do të drejtojë PSG-në, sepse prioriteti i tij mbetet kombëtarja franceze. Al Khelaïfi duhet të gjejë një zgjidhje më parë për largimin e Pochettinos, më pas do të emërojë trajnerin e ri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera