Sport

Zidane dëshpëron tifozët për Bale

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 02 October 2017

Bale do të luajë me Uellsin në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018” kundër Gjeorgjisë dhe Irlandës.

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale, nuk u ftua për ndeshjen me Espanyolin të cilën “Los Blancos” e fituan 2:0 në “Santiago Bernabeu” për shkak të një shqetësimi të vogël nga ndeshja me Borussia Dortmundin.

Kur të gjithë po mendonin se Bale do të qëndrojë në Madrid në pauzën e Kombëtareve për t’u përgatitur më mirë, Zinedine Zidane konfirmoi se 28 vjeçari do t’i bashkohet Përfaqësueses së Uellsit.

-Advertisement-

“Bale do t’i bashkohet Përfaqësueses. Mund të ishte në mesin e të ftuarve mbrëmë, por vendosëm mos të rrezikojmë”, tha Zizu.

“Nuk ka asgjë. Ka luajtur disa ndeshje dhe ka pasur atë lëndim katër mujor. Kundër Dortmundit u largua nga loja si masë paraprake, nuk kishte të bëjë me lëndim. Kam folur me të dhe me mjekët”, ka deklaruar Zidane.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera