Sport

Zi në futbollin gjerman, ndërron jetë legjenda Andreas Brehme, kampion bote

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 20 February 2024

Bota e futbollit humbet një tjetër legjendë, Andreas Brehme.

Në Kupën e Botës 1990, Andreas Brehme luajti një rol kyç në fitimin e titullit. Tani ish-futbollisti ka vdekur papritur në moshën 63-vjeçare.

Partnerja e tij Susanne Schaefer e konfirmoi këtë të martën (20 shkurt 2024) në emër të familjes së tij. Siç raportojnë mediat, ai ka pësuar një atak kardiak.

-Advertisement-

Në finalen e Romës më 8 korrik 1990, Brehme shënoi golin e fitores 1-0. Me penallti në minutën e 85-të. Kundërshtari ishte Argjentina me superyllin Diego Armando Maradona (†60).

Në karrierën e tij ka luajtur për ekipe si Bayern Munich, Inter etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera