Fun & Video

Zhytësi fotografoi momentin e rrallë kur balenat flenë në pozitë vertikale (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 17 July 2017

Franco Banfi ka qenë duke u zhytur në brigjet e Karaibeve, kur ka hasur në një grup balenash që ishin duke fjetur.

Ky është një moment i rrallë, meqë këto gjallesa kalojnë vetëm shtatë për qind të kohës duke fjetur dhe atë e bëjnë në pozitë vertikale, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Grupi i balenave në bregdetin e Karaibeve

Derisa ato pushojnë në këtë formë prej gjashtë deri në 25 minuta, kësaj here e kishin mjaft shkurt sepse iu zgjati vetëm dhjetë minuta.

Gjumi në pozitë vertikale

“Nuk di pse flenë në këtë formë, ndoshta e përdorin hidrolokatorin që kanë në kokë, për të detektuar ndonjë rrezik”, ka thënë Banfi lidhur me rastin.

Vetëm shtatë për qind të kohës e kalojnë në gjumë

Gjallesat e gjata 12 metra, janë mjaft miqësore dhe nuk përbëjnë rrezik, por mund të bëhen agresive kur janë me të voglin që e kanë sjellë në jetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera