Lajme

Zhvillimet rreth dialogut, Kurti dhe Lajçak takohet pasdite

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 25 November 2021

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë, Serbi, Miroslav Lajçak do të vijë sot në Kosovë.

Lajmi për vizitën e tij e bëri të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“Këto vizita kanë për qëllim përparimin në përgatitjet për takimin e radhës në nivel të lartë për të cilin ende shpresojmë që do të mbahet më vonë gjatë këtij viti”, deklaroi Stano.

-Advertisement-

Përpos kësaj, Stano përkujtoi se në takimin e fundit i cili është zhvilluar më 15 nëntor, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së kërkuan nga Kosova dhe Serbia respektimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Stano njashtu theksoi se kjo nënkupton edhe respektimin e marrëveshjes lidhur me vizitat e zyrtarëve të lartë të Beogradit në Prishtinë dhe anasjelltas, që është arritur në kuadër të dialogut.

Ndërkohë, nga Qeveria e Kosovës kanë konfirmuar për Telegrafin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta pres në takim Lajçakun me të arritur ai në Kosovë.

Takimi do të mbahet në ora 18:00.

Më 23 nëntor, Qeveria e Kosovës sërish refuzoi kërkesën e shefit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq që ta vizitojë Kosovën.

Bazuar në të dhënat që posedon BE-ja, Stano theksoi se vizita ishte paralajmëruar me kohë dhe procedurat ishin në përputhje me marrëveshjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera