Lajme

Zhvillimet në veri, BE paralajmëron masa të reja për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 08 August 2024

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se nëse situata në veri, nuk ndryshon referuar paralajmërimeve të Qeverisë për hapje së Urës së Ibrit dhe aksionit për mbylljen e degëve të postës serbe në veri, do të vendosë masa të reja ndaj Kosovës.

Këtë e tha sot në një adresim për media të paparalajmëruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Në vend të hapave që do çonin drejt depërshkallëzimit, po ndërmerren shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim nga ata njerëz. Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse aktorët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen. Hapat e Qeverisë së Kosovës janë të pakoordinuara dhe të njëanshme”, ka thënë sot Stano.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera