Lajme

Zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 30 March 2022

• Ushtria ukrainase tha se zotimet e forcave ruse që të tërhiqen nga Kievi mund të jenë mashtrim

• Shpërthime janë dëgjuar mëngjesin e së mërkurës në afërsi të kryeqytetit ukrainas, Kiev

• Guvernatori i Lisiçanskut, në lindje të Ukrainës, tha se disa zona banimi janë granatuar. Ai tha se ende nuk dihet nëse ka viktima, teksa shtoi se disa banesa janë rrëzuar

-Advertisement-

• Mbretëria e Bashkuar tha se njësitë ruse po kthehen në Bjellorusi dhe Rusi për t’u furnizuar dhe riorganizuar, pas humbjeve. Britania tha se Rusia mund të kompensojë zvogëlimin e sulmeve tokësore me sulme ajrore

• Ukraina ka akuzuar forcat ruse se po kryejnë “veprime ilegale” ndaj banorëve të Zaporizhjas dhe Hersonit. Kievi tha se Rusia po bastis shtëpitë e banorëve, po arreston aktivistët pro-ukrainas dhe zyrtarët qeveritarë./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera