Lajme

Zhvillimet e fundit në Ohër: Kurti pozitiv, Vuçiqi zhvillon takime dhe del nga villa

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 18 March 2023

Kryeministri Albin Kurti ka folur për media para takimit ballë për ballë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kurti është shprehur optimist se do të arrihet progres, duke thënë se kjo ditë ‘gjithsesi’ do të jetë pozitive.

Megjithatë, ai kësaj radhe ishte pak më i rezervuar, duke thënë se nuk mund të flitet për nënshkrim apo marrëveshje përfundimtare.

-Advertisement-

“Plani i zbatimit nuk është plan i kryer, prandaj nuk mund të flitet për nënshkrim apo për një marrëveshje përfundimtare, sa i përket propozimit evropian”, është shprehur Kurti.

Kurti më pas ka shkuar në një takim me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Penderovski.

Kryediplomati Josep Borrell dhe i dërguari Mirosllav Lajçak fillimisht do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqi dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa nga ora 12:00 është planifikuar të nisë takimi i përbashkët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera