Lajme

Zhvillimet e fundit: Kosova dhe Franca, dy stacione të takimeve

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 10 November 2022

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe ai slloven Anzhej Frangesh të mërkurën erdhën në një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë.

Dy emisarët takuan kryeministrin, Albin Kurti he kryediplomaten Donika Gërvalla.
Në këto takime u fol për situatën e fundit në Kosovë pas tërheqjes së serbëve nga institucionet kosovare.

Në një njoftim për media, zyra e kreut të ekzekutivit tregoi se për çka foli Kurti me dyshen evropiane.

-Advertisement-

Sipas tyre, Kurti i njoftoi emisarët për të gjitha zhvillimet si dhe potencoi se vendimi për targat dhe veprimet e qeverisë janë në shërbim të sundimit të ligjit dhe marrin parasysh brengat e partnerëve ndërkombëtarë për sigurinë dhe paqen.

Ndërkaq, shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla në takimin me Sarrazin dhe Frangesh iu kërkoi që Bashkimi Europian të mos tolerojë në Kosovë, siç tha ajo “pengimin kriminal kundër parimeve europiane dhe sundimit të ligjit”.

I dërguari gjerman dhe ai slloven vazhduan takimet në Kosovë edhe gjatë ditës së sotme.

Ata u pritën nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe nënkryetari Igor Simiq. Në takim, siç bëhet e ditur në një njoftim të këtij subjekti politik u diskutua për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Por, këto ditë nuk është vetëm Kosova, stacion i takimeve, por edhe Parisi i Francës. Atje, presidenti francez, Emmanuel Macron, pasditen e sotme do t’i takojë ndaras delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Në këtë takim, Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Po në kryqytetin francez, kryediplomati evropian, Josep Borrell të premten do t’i pres ndaras në takime, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në përpjekje për të deeskaluar dhe zbutur situatën e tensionuar kohëve të fundit, e për të avancuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Josep Borrell do të takohet në takime të ndara me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiq nesër në Paris”, ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Edhe kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti me anë të një videoje të publikuar dje në rrjetin social Facebook njoftoi se sot do të jetë në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Ai tha se gjatë kësaj vizite, mund të ketë edhe një takim trilateral me presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë serb, Aleksandar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera