Lajme

Zhvillime të reja në veri: Njësitet Speciale nuk largohen, shkak i një turme protestuesish dhe një kamioni që nuk po largohet

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 02 October 2021

Në një prej pikave në Jarinje, një turmë protestuesish kanë refuzuar të largohen dhe Njësitet Speciale e Kosovës është kthyer prapa në pozicion .

Gazetari i Infokusi-t ka njoftuar se kjo situatë ka ndodhur pasi ka filluar tërheqja e Policisë së Njësive Speciale.

Një grup banorësh serb nuk kanë pranuar të largohen dhe të tërheqin kamionin me një parullë me mbishkrim “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”.

-Advertisement-

“Situata është e qetë dhe gjithçka po vëzhgohet në mënyrë profesionale nga pjesëtarët e Njësive Speciale. Në vendet e tjera ku kishte barrikada dhe protestues gjithçka mund të thuhet se ka përfunduar.

Problemi në këtë pikë në Jarinje është shfaqur kur banorët serb nuk kanë pranuar të largohen dhe Njësitë Speciale u detyruan të vazhdojnë të qëndrojnë deri në largimin edhe të këtyre protestuesve dhe këtij automjeti”, kështu ka njoftuar gazetari i Infokusi-t nga vendi ngjarjes, në Jarinje. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera