Lajme

Zhvillime nga rasti Dehari, shkarkohet kryeinspektori Ylber Topalli

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 13 March 2023

Ministria e Drejtësisë ka informuar sot se është shkarkuar kryeinspektori Ylber Topalli, lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Siç ka potencuar ministria, sipas Komisionit Disiplinor, Topalli ka bërë një sërë shkeljesh ligjore.

MD ka shtuar se Topalli ka hartuar dy raporte kontradiktore lidhur me rastin Dehari.

-Advertisement-

“Pas një sërë gjetjesh faktike që dëshmojnë shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Komisioni Disiplinor ka ardhur në verdiktin final për shkarkimin e tij, duke marrë parasysh një sërë shkeljesh ligjore, disa prej të cilave tashmë dihet se: Ylber Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurise nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjell në Ministrinë Drejtesisë, duke tejkaluar edhe kompetencat që bartë detyra e tij, veprime të cilat kan kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Deharit. Po ashtu, i njejti ka hartu dy raporte kontradiktore lidhur me rastin: Në njerin raport, disa ditë pas vrasjes së Astrit Dehari, kryeinspektori Topalli e ka quajtur rastin e Astritit vetvrasje.Disa ditë më vonë, të njejtin raport ai e mohon që është i tij edhe pse e ka vendosur nënshkrimin e tij në këtë raport.”, ka bërë të ditur MD.

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera