Sport

Zhegrova pas fitores ndaj Lituanisë: Krenar që përfaqësoj vendin tim

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 13 October 2024

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të shtunën e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.

”Dardanët” e mposhtën në udhëtim kombëtaren e Lituanisë, me rezultat 1:2.

Golashënues për Kosovën ishin Edon Zhegrova dhe Ermal Krasniqi.

-Advertisement-

Zhegrova i cili në muajin shtator u përjashtua nga grumbullimi, u rikthye përsëri për ndeshjet e muajit tetor, ku ishte vendimtar në fitoren e fundit.

Ai përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram, tha se është i lumtur me golin dhe ndihet krenar që përfaqëson Kosovën.

”Bravo ekipit që fitoi! I lumtur për të shënuar një gol tjetër. Krenar që përfaqësoj vendin tim”, ka shkruar Zhegrova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera