Lajme

Zhduket një vajzë e mitur nga Vushtrria

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 27 March 2023

Një prind ka raportuar në polici zhdukjen e vajzës së tij të mitur nga fshati Reznik të Vushtrrisë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij, vajza ka dalur nga shtëpia të shtunën dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet. Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë prej shtëpie dhe nuk ka njohuri se ku ndodhet. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera