Lajme

Zhduket një person në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 04 November 2021

Një burrë nga Prizreni ka raportuar gruan e tij si të zhdukur, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas bashkëshortit, gruaja e tij është larguar nga shtëpia dhe deri më tani nuk ka ndonjë informatë se ku gjendet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia është larguar bashkëshortja e tij femër kosovare dhe deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet”, thuhet në raportin 23 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Sipas ankuesit, ka tentuar që ta kontaktoj viktimën si dhe shoqërinë e saj por nuk kanë pasur qasje.

Rasti është nën hetime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera