Lajme

Zhduket gazetarja e televizionit rus që protestoi kundër luftës në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 15 March 2022

Avokati i redaktores së televizionit rus që protestoi kundër luftës gjatë transmetimit live të hënën ende nuk e di se ku është ajo.

Dmitry Zahkvatov është përpjekur të gjejë redaktoren e “Channel One”, Marina Ovsyannikova që nga protestat e saj të hënën. Ai tha për CNN se Ovsyannikova është gruaja që shihet në transmetim duke mbajtur pankartën dhe se ajo është redaktore e këtij televizioni.

“Ndalo luftën. Mos i besoni propagandës që ju thonë gënjeshtra këtu”, shkruhej në tabelë, duke përfunduar në anglisht, “rusët kundër luftës”.

-Advertisement-

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e hodhi poshtë protestën e saj duke e konsideruar një “huliganizëm”.

“Për sa i përket kësaj zonje, ky është huliganizëm”, u tha Peskov gazetarëve në një video-telefonatë të martën, duke shtuar se autoritetet tashmë po trajtojnë rastin e saj.

“Kanali dhe ata që janë në krye po merren me të”, shtoi ai. “Kjo nuk është një çështje në agjendën e Kremlinit”.

Huliganizmi është një vepër penale në Rusi.

I pyetur në lidhje me akuzat e mundshme penale kundër Ovsyannikova, Peskov iu shmang pyetjes, duke iu referuar “përgjegjësisë” që mbajnë kanalet televizive shtetërore.

“Ka disa departamente që merren me këtë”, tha Peskov.

“Transmetimi i drejtpërdrejtë i çdo kanali televiziv dhe veçanërisht ata që punojnë atje kanë një përgjegjësi të veçantë”.

Komiteti Hetimor – një agjenci e lartë ruse e zbatimit të ligjit – nisi një kontroll kundër Ovsyannikova-s mbi “përhapjen publike të informacionit të rremë në lidhje me përdorimin e Forcave të Armatosura Ruse”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS të martën, duke cituar një burim të paidentifikuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera