Lajme

“Zhduket” faqja e Policisë së Kosovës nga Facebook-u

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 20 February 2023

Faqja e Policisë së Kosovës në Facebook është “zhdukur”. Përmes faqes zyrtare “Kosovo Police” shpërndaheshin informacione e njoftime nga Policia e Kosovës. Kjo faqe tashmë nuk është aktive.
Nëse kërkoni për këtë faqe në Facebook, do të njoftoheni se faqja është jashtë funksionit.

Ndryshe, kjo faqe ka qenë e verifikuar nga Facebook, si dhe njoftimet zyrtare janë shkruar aty.

Nuk dihet nëse kjo faqe është duke u përballur me sulme kibernetike apo thjesht është duke u rregulluar diçka. Ajo që dihet është se informacionet për Policinë e Kosovës në Facebook, momentalisht janë të paqasshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera