Lajme

Zhduken tre persona në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 31 January 2023

Tre persona të gjinisë mashkullore janë zhdukur gjatë dy ditëve të fundit në Fushë Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Një rast ka ndodhur të dielën ndërsa rasti tjetër gjatë të hënës.

Vendndodhja e të zhdukurve ende nuk dihet, ndërsa rastet janë duke u hetuar.

-Advertisement-

“Fushë Kosovë 29.01.2023-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, njofton policia.

“Fushë Kosovë 30.01.2023 – NN. Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhje e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera