Fun & Video

Zgjohet në 2:00 të mëngjesit, ec një orë me 13 kilogramë pajisje, detyrën e kryen në vend të gabuar! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 13 May 2017

Pasi që është fotograf, Jacob Peters është zgjuar nga shtrati në dy të mëngjesit, kishte ecur një orë deri në destinacionin që e kishte zgjedhur çifti i ri, duke bartur në shpinë pajisje të rënda 13 kilogramë, por i gjithë ky mund u harrua kur vendosi aparatin në tripod dhe kapi këndin që e kishte pritur.

Por kur në ato momente derisa po priste çiftin vendosi t’ua dërgojë një mesazh për t’iu uruar jetë të gjatë dhe të lumtur, dikush ia kthen mesazhin duke i thënë se është vonuar për fotosesion, dhe aty kuptoi se kishte bërë një gabim të madh. Kishte fotografuar çiftin e gabuar, transmeton Telegrafi.

Disa ditë para se të ndodhte kjo, dhëndri e kishte kontaktuar Petersin duke i kërkuar që t’ia realizojë një fotosesion në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Whitaker Point, pasi dëshironte ta befasonte nusen e tij me këto fotografi.

-Advertisement-

Dhe për t’u siguruar se do të jetë i gatshëm për atë moment magjik, Peters ishte shfaqur në gjashtë të mëngjesit në vend ku ishin dakorduar të takohen dhe po priste çiftin.

Por pas disa minutave e kuptoi se kishte bërë një gabim të madh, kur pranoi një mesazh në të cilin shkruante se ishte vonuar për fotosesion.

“I kam humbur gjashtë orë e gjysmë, 40 dollarë për benzinë dhe ushqim, 450 fotografi dhe në fund e kuptova se kam fotografuar çiftin e gabuar”, ka shkruar më pas Peters.

Por i habitur me veten se si ka mundur një gjë e tillë t’i ndodhë, vendosi të hulumtojë në internet dhe të kërkojë çiftin që e kishte fotografuar.

Bëhej fjalë për një çift nga Teksasi të cilëve ua ka dhuruar falas fotografitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera