Lajme

Zgjedhjet të dielën: Këta janë 11 kandidatët për komunat veriore të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 18 April 2023

Të dielën më 23 prill, qytetarët e katër komunave në veri do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm që do të qeverisin me Mitrovicën e veriut, Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin.

Përveç se do të votohet për kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, do të votohet gjithashtu edhe për dy kuvende komunale, atë të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Në garën për kuvende komunale në këto dy komuna, Partia Demokratike e Kosovës ka 16 kandidatë për Zveçanin dhe 2 për Leposaviqin, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka 10 për Zveçanin dhe 18 për Leposaviqin.

-Advertisement-

Për Leposaviqin pretendojnë të marrin ulëse në Kuvendin Komunal edhe 17 kandidatë nga Partija Kosovskih Srba.

Në anën tjetër, 11 kandidatë për kryetarë komunash janë certifikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për komunat veriore.

Në Mitrovicë të Veriut, Betim Osmani nga Iniciativa Qyetare Mitrovica, Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje synojnë të marrin kreun e komunës, shkruan telegrafi.

Në Zveçan në garë do të jenë Ilir Peci i Partisë Demokratike të Kosovës, Sladiana Pantoviq si kandidate e pavarur dhe Fetah Peci i Lëvizjes Vetëvendosje.

Zubin Potoku do të zhvillojë garë veç mes PDK-së e LVV-së. Atje Izmir Zeqiri e Flatron Hasani synojnë të marrin udhëheqjen e Komunës.

Në Leposaviq, Vetëvendosje garon me Lulzim Hetemin, Partia Demokratike e Kosovës me Albulena Behluli Hetemin, ndërsa Partija Kosovskih Srba garon me Aleksandar Jablanoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera