Lajme

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ 111 zyrtarë republikanë mbështesin Harrisit: Trump i papërshtatshëm për të shërbyer

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 19 September 2024

111 ish-zyrtarë republikanë të sigurisë kombëtare kanë mbështetur kandidaten demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris. Në një letër të hapur, grupi i ish-zyrtarëve dhe politikanëve të Kongresit dhe Senatit deklaroi se lideri i ardhshëm i SHBA-së duhet të jetë dikush që mund të përparojë e mbrojë sigurinë dhe vlerat amerikane, të forcojë aleancat e tyre dhe të mbrojë demokracinë. Grupi vazhdoi duke thënë se kundërshtojmë fuqishëm kandidaturën e Trumpit,

“Ne presim të mos pajtohemi me Kamala Harrisin për shumë çështje të politikës së brendshme dhe të jashtme, por ne besojmë se ajo zotëron cilësitë thelbësore për të shërbyer si presidente dhe jo Donald Trump. Prandaj, ne mbështesim Harrisin për presidente. Si president, ai promovoi kaosin e përditshëm në qeveri, lavdëroi armiqtë tanë dhe minoi aleatët tanë, politizoi ushtrinë dhe shpërfilli veteranët tanë. Ai i dha përparësi interesit personal mbi atij amerikan dhe tradhtoi vlerat tona, demokracinë dhe dokumentet themeluese të këtij vendi”, deklaruan ata.

Sipas mendimit të tyre, Trump ka nxitur sulmin e dhunshëm në Kongresin amerikan më 6 janar 2021 dhe duke mbrojtur ata që kryen sulmet, ai ka shkelur betimin në detyrë dhe ka rrezikuar vendin. Letra vazhdoi duke thënë se ndjeshmëria e ish-presidentit ndaj lajkave dhe manipulimeve të presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij kinez, Xi Jinping, janë të rrezikshme.

-Advertisement-

“Ai është i papërshtatshëm për të shërbyer përsëri si president, apo në të vërtetë në ndonjë zyrë të besimit publik”, shtuan ata.

Gjithashtu zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor (e martë).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera