Lajme

Zgjedhjet në veri: Të dorëhiqen apo largohen kryetarët?

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 17 September 2023

Qëllimi është i qartë, por jo edhe mjeti që çon drejt tij.

Për rrugën drejt zgjedhjeve në katër komunat veriore, Bashkimi Evropian e Amerika po preferojnë dorëheqjen e kryetarëve si zgjidhje më të shpejtë, por qeveria e Kosovës s’po lëshon pe.

Ajo kërkon se kjo duhet të bëhet me udhëzimin administrativ që mundëson largimin e kryekomunarëve. Në këtë këmbënguli edhe kryeministri, Albin Kurti, të enjten në Bruksel.

-Advertisement-

Megjithatë, kërkesën ndërkombëtare se kundërshton edhe një nga kryetarët e zgjedhur në veri.

Izmir Zeqiri i Zubin Potokut preferon dorëheqjen nëse arrihet një dakordim paraprak, por shprehet skeptik se është koha për organizimin e votimeve.

Me marrëveshjen e Bratisllavës, Kosova u dakordua të sigurojë bazën e nevojshme ligjore për organizimin e zgjedhjeve.

Opsionin për dorëheqje, po konsiderohet se evropianët është dashur ta theksojnë në këtë dakordim, e jo tash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera