Lajme

Zgjedhjet në veri shtyhen për muajin prill të vitit tjetër

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 10 December 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur pas takimit me krerët e partive politike se zgjedhjet e në komunat veriore të vendit shtyhen për muajin prill të vitit tjetër.

Osmani, këtë të shtunë takoi krerët e partive politike lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore të vendit.

Gjatë takimit se mes pjesëmarrësve ka pasur pajtim që zgjedhjet që ishin paraparë të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor të shtyhen për datën 30 të muajit prill.Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera