Zgjedhjet në veri nën hijen e bojkotit
Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 22 April 2023
Nga njëra anë Kosova mbyll përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në 4 komuna të veriut, nga ana tjetër “Lista Serbe” bën thirrje për bojkotim të zgjedhjeve të 23 Prillit.
Të dielën më 23 prill zhvillohen në Kosovë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit. Vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ) ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të zhvillohen zgjedhjet në të katër komunat. Numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto komuna është 19 gjithsej, bëhet e ditur nga KQZ.
Policia e Kosovës po ashtu ka bërë të ditur në një deklaratë se ka marrë të gjitha masat e duhura për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe garantimin e votës së lirë në bashkëpunim me institucionet përkatëse.
“Qëllimi i këtyre planifikimeve dhe koordinimeve është implementimi i planit operativ policor, ku Policia e Kosovës synon krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.
Lista Serbe: Nuk duhet të biem pre e provokimeve të regjimit të Albin Kurtit
Problem mbetet mospjesëmarrja në zgjedhje e Listës Serbe, e cila ditën e premte bëri edhe njëherë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve.
“Të gjitha qendrat e votimit më 23 prill duhet të mbeten bosh”, ka kërkuar Lista Serbe. Në deklaratën e saj thuhet se “nuk duhet të biem pre e provokimeve të regjimit të Albin Kurtit”. Por autoritetet e Prishtinës kanë qenë të vendosura për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, megjithë refuzimin e Listës Serbe. Më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale e ka komentuar si “shenjë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe e ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës”.
Megjithatë ka dyzime për zhvillimin e zgjedhjeve nga organizatat joqeveritare që monitorojnë zgjedhjet.
Sipas tyre rrethanat aktuale nuk e mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, ashtu si kërkohet në përputhje me standardet për zgjedhje të lira. “Në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ku komuniteti serb përbën mbi 90 për qind të popullsisë, nuk është regjistruar asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb. Demokracia në Veprim vlerëson se kjo situatë mund të cenojë legjitimitetin e institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet, pasi nuk garanton përfaqësim të drejtë të komunitetit serb”, është theksuar në një reagim publik të mëparshëm të organizatës joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV)./DW
Të tjera
-
“Më shtrenjtë se në Amerikë”, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore
Çmimet e disa produkteve ushqimore në vend vazhdojnë të ngritën vazhdimisht. ...
-
Dy persona shoqërohen në polici, kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar
Dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë në Drenas pasi në Komoran dj...
-
Arrestohet deçanasi, në gjendje të dehur ushtroi dhụnë psiqike ndaj familjarëve
Një person është arrestuar në Deçan dje më 7 shtator pasi i i njëjti nën ndik...
-
Trump: Nëse Harris fiton zgjedhjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” në...
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...